FOTO/ Atletico e Madridit ndërpret kontratën me Diego Costën

FOTO/ Atletico e Madridit ndërpret kontratën me Diego Costën

14:04, 29/12/2020

Tashmë është zyrtare, Diego Costa nuk do të jetë më pjesë e Atletico Madridit.

Lajmi është konfirmuar së fundmi nga klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se është arritur marrëveshja me sulmuesin spanjoll, për zgjidhjen e kontratës.

Ishte vetë sulmuesi ai që kërkoi të largohet nga bardhekuqtë për arsye personale, teksa palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit.

Sfida ndaj Real Sociedadit do të jetë e fundit për Diego Costën me skuadrën nga Madridi.

Në fakt, viti 2020 nuk është për t’u mbajtur në kujtesën e sulmuesit.

E nisi vitin me një hernie që e largoi nga fushat e lojës për muaj me radhë, më pas pësoi një trombozë venoze të shkaktuar si një efekt dytësor nga COVID-19.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, arsyet familjare kanë nxitur largimin e tij disa muaj para se të përfundonte kontratën e tij si bardhekuq (30 qershor 2021).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco