Dede sfidon Vllazninë: Ejani luani futboll të bukur, provojeni fatin këtu në Tiranë!

Dede sfidon Vllazninë: Ejani luani futboll të bukur, provojeni fatin këtu në Tiranë!

13:14, 29/12/2020

Trajneri Nevil Dede ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme që Tirana e tij ka ndaj Vllaznisë kryesuese.

Tekniku është shprehur se bardhebluve iu duhet të jenë më pragmatistë para porte në mënyrë që të përmirësojnë pozitat, ndërsa për kundërshtarin shtoi se pret të shohë nëse shkodranët do mbrohen apo do guxojnë me futboll të bukur.

Luajmë përballë ekipit kryesues, Vllaznisë. Kanë bërë futboll të mirë deri tani dhe do jetë një ndeshje interesante. Do vijnë të mos thyhen minimalisht dhe të mendojnë se nëse nuk humbin as me Tiranën, t’i japin të drejtë vetes të jenë pretendentë për titull. Të shohim çfarë do të ndodhë, do mbrohen apo do luajnë futboll të bukur. Do doja ta provonin edhe në Tiranë, siç e provuan me fat në Shkodër. Ta provojnë këtu fatin edhe njëherë”, tha Dede.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco