FOTO/ Duka jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta një prej bashkëpunëtorëve të FSHF-së

FOTO/ Duka jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta një prej bashkëpunëtorëve të FSHF-së

12:45, 29/12/2020

Është ndarë nga jeta një prej bashkëpunëtorëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Florian Shkreta.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare i ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë humbje të madhe.

Shkreta punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

“Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.

Qoftë i paharruar kujtimi yt”, shkruan Duka në “Facebook”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco