Presidenti i PSG-së thotë këto fjalë për trajnerin Thomas Tuchel

Presidenti i PSG-së thotë këto fjalë për trajnerin Thomas Tuchel

11:04, 29/12/2020

PSG e shkarkon zyrtarisht nga detyra trajnerin gjerman Thomas Tuchel.

Të enjten e kaluar mediet në mbarë botën publikuan lajmin për largimin e 47-vjeçarit, pavarësisht suksesit 4-0 ndaj Strasbourgut, ndërsa sot klubi parisien e ka zyrtarizuar vendimin nëpërmjet një deklarate.

Kjo nënkupton që emërimi i Mauricio Pochettinos si trajneri i ri i ekipit kryeqytetas është çështje kohë, pasi klubi parisien e kishte kontaktuar trajnerin argjentinas (i cili ishte gjithashtu ka qenë lojtar i PSG midis viteve 2001 dhe 2003) për të marrë vendin e lënë bosh nga Tuchel.

Tashmë janë duke u finalizuar detajet e marrëveshjes ekonomike dhe kohëzgjatja e kontratës me ish-teknikun e Tottenhamit, Southamptonit dhe Espanyolit, i cili pritet të debutojë në krye të PSG-së më 6 janar, në stadiumin e Saint-Étienne.

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit, rezervoi këto fjalë për trajnerin gjerman: “Do të doja të falënderoja Thomas Tuchelin dhe stafin e tij për gjithçka i kanë dhënë klubit. Ai ka hedhur shumë energji dhe pasion në punën e tij dhe do të kujtojmë kohërat e mira që kemi ndarë së bashku. I uroj më të mirën për të ardhmen!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco