Gerard Pique mendon të mbyllë karrierën si futbollist

Gerard Pique mendon të mbyllë karrierën si futbollist

13:43, 28/12/2020

Koha e rikuperimit të Gerard Pique pas dëmtimit të marrë ndaj Atleticos së Madridit në fundin e nëntorit është ende e paqartë.

Ndërkohë Pique, që në shkurt do të mbushë 34 vjeç, ka ndërmarrë hapin e tij më të madh në karrierën profesionale, por edhe gjatë jetës personale, duke kandiduar për postin e presidentit të klubit të Barcelonës.

Lajmi u bë i ditur nga media katalanase “Mundo Deportivo”, ku në brendësi të lajmit thuhet se qendërmbrojtësi blaugrana ishte i bindur se do të bënte ndryshimin e rëndësishëm në karrierë, pasi ka marrë garanci të pakta nga mjekët e klubit për kushtet e rikthimit të tij në fushën e blertë.

Sipas gazetës prestigjioze, Pique thuhet se e ka marrë këtë vendim pas humbjes turpëruese ndaj Bayernit të Mynihut në Champions në gushtin e këtij viti, ku ka menduar se si futbollist ka dhënë gjithçka për këtë klub dhe kishte ardhur momenti për të ndihmuar katalanasit edhe jashtë fushe.

Mbrojtësi 34-vjeçar katalanas ka eksperiencë si “dirigjent”, pasi ka udhëhequr prej vitesh median e teknologjisë dhe inovacionit siç është “Kosmos Group”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco