FOTO/ S'ka më dyshime, Majkëll Ngo prezantohet te klubi i ri

FOTO/ S'ka më dyshime, Majkëll Ngo prezantohet te klubi i ri

12:01, 28/12/2020

Tashmë marrin fund të gjitha dilemat, Majkëll Ngo nuk do të rikthehet te Tirana.

Sulmuesi anglez ka vendosur të vazhdojë karrierën te skuadra e Paralimini në kampionatin elitar të Qipros.

Skuadra qipriote e ka prezantuar lojtarin nëpërmjet faqes zyrtare dhe i shuan kështu të gjitha dyshimet mbi një rikthim të mundshëm të Ngo te Tirana.

Image

Tashmë bardheblutë duhet të kërkojnë një sulmues tjetër, teksa duket se Ferhan Hasani është shumë afër dhe zyrtarizimi mund të vijë në ditët e ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco