Real Madridit i rikthehen dy titullarë për sfidën e La Ligës

Real Madridit i rikthehen dy titullarë për sfidën e La Ligës

11:11, 28/12/2020

Reali i Madridit do të rikthehet në fushë këtë të martë për sfidën e javës së 16-të të La Ligës ndaj Elches në transfertë.

Përpara kësaj sfide trajneri Zinedine Zidane ka marrë dy lajme të rëndësishme. Eden Hazard dhe Luka Modric janë gati për këtë takim.

Të dy titullarët e “Los Blancos” nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Granadës.

Belgu ka lënë pas problemet fizike dhe u grumbullua në duelin e fundit, por trajneri nuk rrezikoi dhe e la në stol gjithë kohës.

Ndaj Elche pritet ta nisë si titullar, njësoj si edhe Modric.

Nënkampioni i botës është rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të mos aktivizohej ndaj Granadës.

35-vjeçari është gati për takimin e radhës, një lajm që gëzon trajnerin Zidane, i cili do ta ketë më të plotë grupin e futbollistëve në dispozicion për këtë ndeshje.

Momentalisht Reali i Madridit pozicionohet në vendin e dytë të La Ligës me 32 pikë, po aq sa edhe Atletico kryesuese, por që ka zhvilluar 2 ndeshje më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco