Granit Xhaka: Unë e tregoj gjithmonë karakterin tim

Granit Xhaka: Unë e tregoj gjithmonë karakterin tim

10:48, 28/12/2020

Granit Xhaka përfundoi në qendër të kritikave pas një kartoni të kuq që mori në sfidën e Arsenalit ndaj Burnley.

Mesfushori me origjinë shqiptare e humbi toruan, duke kapur prej fyti kundërshtarin.

Megjithatë, së fundmi Xhaka u rikthye në më të mirën e tij teksa ndaj Chelseat realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Pas asaj sfide, mesfushori thekson se shumë njerëz filluan të flisnin për të pas kartonit të kuq, gjithsesi Xhaka shprehet se ai është nga ata që e tregon gjithnjë karakterin e tij.

“Kishte shumë fjalë pas atij kartonit të kuq, shumë njerëz filluan të flisnin përsëri dhe përsëri. Por, unë e tregoj gjithmonë karakterin tim. Unë isha shumë i zhgënjyer për atë karton të kuq dhe e di se bëra një gabim ndaj ekipit tim. Por, jam mëse i lumtur që ndihmova ekipin në kthimin tim. Morëm tre pikë pasi kemi lënë disa në ndeshjet e fundit. Punuam si skuadër dhe vetëm kështu mund të marrim pikë”, u shpreh Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco