Ish-futbollisti i Interit thotë emrin e skuadrës që meriton vendin e parë në Serie A

Ish-futbollisti i Interit thotë emrin e skuadrës që meriton vendin e parë në Serie A

09:56, 28/12/2020

Kanali “Twich” i Christian Vierit është shndërruar në një konstante për të pasionuarit pas futbollit.

I ftuari i radhës ka qenë Daniele Adani, ish-mbrojtës i Fiorentinës dhe Interit, por akoma më shumë në opinionist i vlerësuar në vitet e fundit.

Në intervistën për Vierin, ai ka analizuar ecurinë e Mianit, duke deklaruar: “Milani ka merita të mëdha. Luan me Ibrahimoviç dhe fiton, luajnë pa e ndryshuar skemën dhe fiton. Pashë 15 minutat e fundit të ndeshjen me Lazion dhe vura re një ekip që donte të fitonte me çdo kusht. Ata sulmuan si vrasës dhe donin të mbanin vendin e parë. Nuk ka asnjë skuadër tjetër në Itali që e meriton këtë pozicion përveç Milanit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco