Oliver Kahn sqaron mosmarrëveshjen e Sane me trajnerin Flick

Oliver Kahn sqaron mosmarrëveshjen e Sane me trajnerin Flick

09:47, 28/12/2020

Një nga drejtuesit kryesorë të skuadrës së Bayern Munchen, Oliver Kahn, e ka quajtur të tepërt faktin që mediat po merren kaq shumë me çështjen e Leroy Sane.

Sipas ish-kapitenit bavarez, këto janë gjëra normale në futboll dhe ai që ka luajtur e di që këto kanë ekzistuar edhe në të shkuarën.

Mendoj që po fryhet shumë kjo çështje. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit. Ne jemi të lumtur që Leroy është pjesë jona, e kemi blerë pasi besojmë se me aftësitë e tij ai do të na ndihmojë për të arritur objektivat tanë. Ai është një djalosh shumë i mirë dhe atë çfarë ndodhi në Leverkusen e ka lënë pas krahëve”, tha Kahn për “Tz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco