Halili zhgënjehet me Tiranën: Nuk ecet drejt titullit me këtë skuadër

Halili zhgënjehet me Tiranën: Nuk ecet drejt titullit me këtë skuadër

09:18, 28/12/2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka konfirmuar se do të bëhen ndërhyrje në merkato për të afruar futbollistë cilësorë që të kthejnë ekipin në shinat e duhura.

Në “Ora Sport” ai theksoi se pjesë e kësaj merkatoje nuk do të ishte Majkëll Ngo, i cili ka refuzuar ofertat e bardhebluve.

“Për të thënë të drejtën nuk jemi të kënaqur përsa i përket të gjithë fazës që po kalojmë. Po flasim sa i përket rezultateve. E përgjithshmja, po t’i përmbledhim, është pa dashur të justifikohemi, që kemi patur dëmtime, sepse dëmtimet janë. Por kemi patur edhe largime nga sezoni i shkuar. Pra nuk është ai kontingjent futbollistësh që ka qenë. Kështu, të gjitha këto, kanë sjellë këtë rezultat, kanë sjellë këto pikë, që janë pikë jo të mjaftueshme përsa i përket asaj që ne prisnim. Pritshmëria ime ka qenë më e madhe.

Kemi parë që nuk ecet drejt titullit me këtë skuadër. Pra duhen edhe pak lojtarë më shumë. Nëse flasim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen, po të kthehet Kale, po të kthehet Çelhaka, Vangjeli që është me një problem familjar më shumë. Uroj të mos e ketë askush atë siklet. Edhe me dy-tre blerje që mund të bëjmë ne, bëjmë 6 blerje. Se kështu shkojnë ato. Nëse flasim që Çelkaha e të tjerët të kthehen e të bëhen pjesë e skuadrës.

Ngo? E lëmë, se ka thënë vij në janar. Kështu kam dëgjuar. Nuk e di çfarë skuadre do shkojë, por kam dëgjuar që vjen në janar dhe ai të vijë vetë të flasë në studio për gjërat, çfarë ka patur për klubin e Tiranës.

Asani? Ne e shohim si një qendërsulmues, e duam se s’bën se nuk kemi pikë referimi. Nuk po bëj teknikun”, tha Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco