Meraku i Ronaldos janë tifozët: Më mungojnë edhe kur më tallin

Meraku i Ronaldos janë tifozët: Më mungojnë edhe kur më tallin

09:00, 28/12/2020

Cristiano Ronaldo ishte protagonist i madh në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, një ngjarje e organizuar në Dubai.

Sulmuesi i Juventusit u zgjodh “Lojtari më i Mirë i Shekullit”, duke mposhtur konkurrencën e emrave të tjerë të mëdhenj si Messi, Salah dhe Ronaldinho.

Një kënaqësi e madhe personale për kampionin portugez, i cili, në fjalën e rastit, e vuri theksin te rihapja e stadiumeve për tifozët.

“Të luash në një stadium të zbrazët është e mërzitshme. Shëndeti është i rëndësishëm dhe për këtë duhet të respektosh protokollet, por të dalësh në fushë pa askënd në tribuna është vërtet e çuditshme”, tha portugezi.

Edhe vërshëllimat kontestuese të tifozëve kundërshtarë janë të mirëpritura, mjafton që shkallët e stadiumeve të jenë të mbushura.

“Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë më tallin dhe më kritikojnë. Një “buu” që marr kur prek topin ose shënoj një gol më motivon shumë. Shpresoj që në vitin 2021 të shohim përsëri njerëz në stadiume”, deklaroi Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco