FOTO/ Pëson aksident tragjik, vdes ish-futbollisti i Liverpoolit

FOTO/ Pëson aksident tragjik, vdes ish-futbollisti i Liverpoolit

22:18, 27/12/2020

Futbollisti uruguaian, Maximiliano Pereira ka pësuar një aksident tragjik duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, u gjet pa shenja jete pasi ishte zhdukur të shtunën brenda ujërave të Salto del Penitente, brenda metropolit të Minas.

Trupi i tij u zbulua i pajetë këtë të diel nga marina detare. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se Pereira është rrokullisur me makinën e tij dhe ka rënë në një liqen nga ku më pas nuk ka mundur të dal nga makina dhe është zhytur thellë në ujë. Zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin, por nuk ia arritën sepse shkuan disa orë me vonesë.

Pereira kishte bërë debutimin e tij në Cerro dhe më vonë mbrojti ngjyrat e Miramar Misiones, Racing, Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Liverpoolit dhe Central Espanolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco