Zyrtare: Bledi Shkëmbi bëhet trajner i Ballkanit

Zyrtare: Bledi Shkëmbi bëhet trajner i Ballkanit

21:32, 27/12/2020

Ballkani ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça, Bledi Shkëmbi.

“Xhebrailat” befasuan të gjithë kur shkarkuan Ismet Munishin, derisa sonte (e diele) konfirmuan mbërritjen e Shkëmbit.

Njoftimi i plotë i klubit:

“Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi ????

Na priftë e mbara Suharekë ????”, shkroi klubi në Facebook

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco