Rrëfehet Ilir Daja: Fitore e merituar. Partizanit i mungojnë nja 7 - 8 penallti…

Rrëfehet Ilir Daja: Fitore e merituar. Partizanit i mungojnë nja 7 - 8 penallti…

20:28, 27/12/2020

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, e ndoqni edhe sfidën e sot ndaj Kukësit nga shtëpia, teksa është i karantinuar prej disa ditësh. Në një lidhje telefonike për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i të kuqve, analizoi triumfin 4-1 të “demave” ndaj verilindorëve, duke u shprehur: 

“Doja që të dilte stafi pas ndeshjes. Të them të drejtën kam një dozë emocionale më të madhe kur e shikon ndeshjen në TV, sepse nuk ke mundësi të komunikosh live me lojtarët. Merita i takon lojtarëve dhe stafit që ka punuar gjatë gjithë kohës. Do t’ia uroja këtë fitoren tifozëve që na ndjekin jashtë stadiumit dhe ata që na ndjekin nga televizori.

Rezultati? Rezultati ishte i merituar. Të shënosh 4 gola përballë një ekipi si Kukësi, janë të merituara dhe kanë shumë vlerë. Pavarësisht se Kukësi pati shanset e veta. Lojtarët tona sakrifikuan dhe ishin më grup në të dy fazat e lojës. Ishin shumë të përgjegjshëm për të shkuar te fitorja. Vlerësuan në maksimum Kukësin që ka bërë jo vetëm paraqitje por edhe rezultate të mira këtë sezon. I kam ndjekur të gjitha ndeshjet sot. Elbasan Arena krijon kushte shumë të favorshme, pavarësisht reshjeve. Fusha është perfekte, ndryshe nga fushat e tjera.

Kundërshtari? Kemi respekt për ekipin e Kukësin, për çfarë ka bërë deri tani. Kur ndeshesh me një rival direkt, ky bonusi psikologjik është goxha më i favorshëm.

Penalltia e fituar nga Cara? Te penalltia e Carës, shikoj që ka kontakt, pavarësisht se nuk punojmë asnjëherë për të tilla situatë. Partizanit i mungojnë nja 7-8 penallti, po të fillojmë të diskutojmë për këtë pjesë do të keq interpretohem.

Situata me Melon? Nuk ka asnjë çështje “Melo” te Partizani. Lojtari ka hatërmbetje për mosaktivizimi. Duhet ta meritojë në stërvitje vendin e titullarit. Melo në këtë javë ka bërë 1 seancë stërvitore. Nga një momenti që do të stërvitet normalisht, nuk do të largojmë asnjë lojtar. Partizani është një institucion dhe duhet ta respektojnë këtë institucion.

Përmirësimi i skuadrës? Kemi pasur më shumë ekuilibër se Kukësi në mbrojtje. Në fazën e sulmit kemi lojtarë me mjaft kualitet, kanë cilësi individuale mjaft të mira. Kemi qenë gjatë gjithë kohës në tranzicion negative.

Komplimentat e presidentit Demi- Komunikojmë përditë me presidentin Demi. Ndihem shumë i vlerësuar. Nuk jam trajner i ri që të më rriten veshët. Kjo më motivon, për të dhënë maksimumin tim. Investimet të kenë efikasitetin e vetë”, u shpreh Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco