Dëmtohet Messi, ja kur do të rikthehet në fushë

Dëmtohet Messi, ja kur do të rikthehet në fushë

18:04, 27/12/2020

Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi ka pësuar lëndim në kofshën e këmbës së djathtë, përcjellë lajmi.net.

Barcelona konfirmoi se Messi do mungojë në ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Eibarit, por pastaj do rikthehet në stërvitje.

 ‘Lionel Messi është duke kompletuar shërimin nga lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë dhe pritet të rikthehet në stërvitje pas ndeshjes Barcelona – Eibar’, shkruhej në komunikatë.

Messi këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje duke realizuar 10 gola dhe ka thyer rekordin historik të Peles prej 644 golave për një klub të vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco