Pochettino me një kërkesë të veçantë: Te PSG-ja dua Messin

Pochettino me një kërkesë të veçantë: Te PSG-ja dua Messin

17:03, 27/12/2020

Ndërsa po pritet që PSG të zyrtarizojë si trajner Mauricio Pochettinon pas shkarkimit të gjermanit Thomas Tuchel, në Francë kanë nisur të japin detaje të planeve të trajnerit argjentinas për projektin e tij në ekipin francez. Sipas gazetës “Le Parisien”, një nga kërkesat e Pochettinos drejtuar kryesisë së PSG-së ka qenë nënshkrimi me Leo Messin, i cili e mbyll kontratën e tij me Barçën në 30 qershor. Nga 1 janari, “Pleshti” ka të drejtë të nisë bisedimet me çdo klub,  pasi FIFA i njeh të lirë futbollistët që kanë më pak se gjashtë muaj kontratë në fuqi.

I vetëdijshëm për dëshirën e madhe të Neymarit për të luajtur përsëri me Messin, ideja e Pochettinos, i cili si lojtar e ka veshur fanellën e PSG-së midis viteve 2001 dhe 2003, është që të ribashkojë brazilianin me Leon, plus Mbappe në të njëjtën front. Po kështu, e njëjta gazetë franceze shkruan se janarin e kaluar, pasi Barça u mposht nga Atletico në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjollës, Leo Messi u propozoi drejtuesve të skuadrës emrin e Pochettino si alternativë për zëvendësimin e Valverdes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco