Hoxhaj 'poker' ndaj Skënderbeut, Kastrioti i shkakton humbjen e parë Duros, Bylisi mposht Apoloninë

Hoxhaj 'poker' ndaj Skënderbeut, Kastrioti i shkakton humbjen e parë Duros, Bylisi mposht Apoloninë

15:44, 27/12/2020

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 13:45 në Kategorinë Superiore.

Vllaznia ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në kampionatin tonë.

Shkodranët nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi në fund. Demir Imeri ishte ai që hapi serinë e golave, duke shënuar vetëm pas 37 sekondash lojë në portën e korçareve. Paraqitje fantastike e Ardit Hoxhajt, i cili realizoi 4 golat e tjerë të skuadrës së Vllaznisë, në minutat 35, 42, 53 dhe 60.  Golin e nderit për skuadrën korçare e shënoi  Alfred Mensah, në minutën e 62-të të takimit.

Me këtë fitore Vllaznia (25 pikë) shëkputet me 8 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, që luan në orën 16: ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. Ndërsa Skënderbeu (6 pikë) mbetet në vendin e  parafundit të renditjes.

Fitore morën edhe Bylisi e Kastrioti, që mposhtën respektivisht Apoloninë (3-1) dhe Laçin (1-0).

Anthony Beji shënoi dy herë për mallakastriotët, ndërsa më pas ishte Andi Hadroj që vulosi suksesin, para se kapiteni Ymeraliaj të shënonte në portën e tij golin e vetëm në favor të fierakëve.

Bylis shkon tashmë në kuotën e 11 pikëve (vendi i 8-të), ndërkohë që fierakët, mbeten në fundin e tabelës me 5 pikë në 11 ndeshje.

Ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Kastriotit e shënoi Indrit Prodanit në minutën e 24-t. Krutanët tashmë ngjiten në kuotën e 16 pikëve dhe përkohësisht mban vendin e 5-të të renditjes, ndërsa kurbinasit ndodhen një vend më poshtë në kuotën e 14 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco