Messi nuk do të luaj ndaj Eibar, ja arsyeja

Messi nuk do të luaj ndaj Eibar, ja arsyeja

14:22, 27/12/2020

Barcelona rinisi stërvitjen këtë të dielë, pas katër ditëve pushimi për Krishtlindje. Një nga emrat që mungonte në seancën sotme stërvitore ishte Lionel Messi. Sulmuesi 33 vjeçar ishte larguar direkt pas ndeshjes ndaj Valladolid për në Argjentinë (Rosario) dhe nuk është kthyer ende.

Trajneri i blaugranëve, Ronald Koeman i ka dhënë disa ditë më shumë leje Messi-t për të qëndruar për të pushuar pranë familjarëve të tij.

Kështu, Leo nuk do të luaj në ndeshjen e ditës së martë ndaj Eibar në “Camp Nou”. Koeman gjithashtu planifikon t'u japë lojtarëve të tij dy ditë pushim pas ndeshjes ndaj Eibar, përpara se të ribashkohet me të gjithë skuadrën e tij të premten në 1 Janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco