'Kukësi fiton ndaj Partizanit', flet Nexhipi: Ja skuadrat favorite për të fituar titullin kampion

'Kukësi fiton ndaj Partizanit', flet Nexhipi: Ja skuadrat favorite për të fituar titullin kampion

13:27, 27/12/2020

Java e 11-të e Superligës na rezervon një përballje mjaft interesante. Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena ” do të luhet sfida mes Partizanit dhe Kukësit.

Të dyja skuadrat shihen si rival direkt për titullin kampion në Superligë dhe në këtë sfidë pritet të luftojnë mjaft fortë me njëra – tjetrën për të dalë me tri pikë.

Para fillimit të kësaj sfide drejtori sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku është shprehur se e respekton në maksimum Partizanin, por Kukësi hyn në këtë ndeshje për të marrë maksimumin.

Sa i përket garës për titull, Nexhipi duket se përjashton Tiranën duke theksuar se Vllaznia, Teuta, Laçi e Partizani janë rivalët e tyre dhe janë në garën për titull. Në fund ai beson se me këtë ekip mjaft kualitativ që Kukësi ka ndërtuar, do të jetë kampion.

Partizani ju mundi në fazën e parë dhe ju futi në krizë. Është kjo ndeshja që mund t’ia ktheni reston?

Me Partizanin patjetër është ndeshje e rëndësishme. Në fillim të kampionatit mendoj që nuk ishte vërtet fytyra e Kukësit, humbëm dy ndeshjet ndaj Partizanit e Tiranës, por në vazhdim arritëm të kolaudohemi dhe të tregojmë veten në këto javë. Kemi pasur rritje në lojë dhe në çdo gjë sa i përket ekipit. Është ndeshje e rëndësishme, e vlerësojmë në maksimum dhe do të jetë takim shumë i bukur në “Elbasan Arena”. Shpresoj që të kthehen sa më shpejt tifozët e të luajmë në praninë e tifozëve këto tip ndeshjesh.

Jeni përballur me të gjitha ekipet deri më tani. Cili mendoni se do të jetë rivali juaj më i fortë në luftën për titull?

Ka mbaruar faza e parë, ku ka pasur shumë ndeshje të forta e me kualitet. Edhe pse kemi arritur të mundim Vllazninë në Shkodër, shikoj që kuqeblutë janë pretendentë për titull. Natyrisht, duke parë që Vllaznia është në vend të parë, por nga ana tjetër janë në garë edhe ekipe si Teuta, Laçi e Partizani. Të gjitha këto i shikoj si konkurrente për titull. Sezoni është i gjatë dhe duke parë ekipin tonë, shpresoj dhe besoj shumë që në fund të sezonit të arrijmë objektivat.

Kur mendoni se Kukësi do të jetë në krye?

Kukësi çdo herë është kandidat e favorit për titullin. Sa i përket pyetjes se kur do të jetë në krye, unë mendoj dhe shpresoj sa më shpejt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco