E kërkojnë disa nga klubet më të mëdha, Haaland tregon të ardhmen e tij

E kërkojnë disa nga klubet më të mëdha, Haaland tregon të ardhmen e tij

13:02, 27/12/2020

Prej disa javësh Erling Haaland nuk luan për Borusian e Dortmundit për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi verdhezi është në qendër të vëmendjes me merakton e dimrit që afron.

Shumë klube të mëdha kërkojnë norvegjezin pas sezonit të madh që po bën në Dortmund. Manchester City është gati të ofrojë 90 milionë sterlina për të, por lojtari është shprehur për “Bild” se për momentin nuk po mendon largimin nga klubi verdhezi.

“Borusia është një nga ëndrrat e mia. Po punoj fort për të fituar trofe. E dua këtë klub. Duam t’i dhurojmë tifozëve një trofe të madh ndaj nuk mendoj se do të lëviz nga këtu për një kohë të gjatë”, tha Erling Haaland në lidhje më të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco