Muriqi largohet nga Lazio në janar, sulmuesi shtatlartë pritet të kthehet te Fenerbahce

Muriqi largohet nga Lazio në janar, sulmuesi shtatlartë pritet të kthehet te Fenerbahce

12:20, 27/12/2020

Vedat Muriqi u transferua te Lazio në merkaton e verës nga Fenerbahce. Mirëpo aventura e sulmuesit kovoar tek skuadra italiane nuk ka shkuar ashtu siç pritej. 26 vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e zhvilluara, duke u vënë jo pak herë në qendër të kritikave në mediat italiane.

Në këtë situatë, Lazio ka marrë vendimin ta largojë sulmuesin në merkaton e janarit. Mediat turke e bëjnë të sigurt, se Muriqi do të rikthehet te Fenerbahce në formën e huazimit për 6 muaj.

Kosovari është gjithashtu dakord për rikthimin e tij te Fenerbahce, me këta të fundit që do të paguajnë 1.3 milionë euro, gjysmën e pagës së futbollistit deri në qershor.

Muriqi do të luajë me Fenerbahcen deri në fund të sezonit, për tu rikthyer pastaj përsëri te Lazio, ku shpreson që të jetë në formën më të mirë dhe të bindë drejtuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco