Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, spikasin duelet Teuta – Tirana dhe Partizani - Kukësi

Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, spikasin duelet Teuta – Tirana dhe Partizani - Kukësi

09:51, 27/12/2020

Kategoria Superiore zbret sot në fushë më ndeshjet e javës së 11-të.

Pesë sfida do të luhen këtë të diel, me 3 ndeshje që do të zhvillohen në orën 13:45 dhe 2 të tjerat në orën 16:45.

Bylis pret  Apoloninë në “Adush Muça”, me ballshiotët që do të kërkojnë të dalin triumfues nga ndeshja me skuadrën fierake,  që vjen me synimin për të dalë me pikë nga ky takim.

Vllaznia kryesuese do të përballet me Skënderbeun e vendit të parafundit.  Skuadra shkodrane shihet si favorite në këtë takim, duke parë rivalët që kanë përballë.  Nëse bëjnë detyrën, kuqeblutë kanë shanse që të thellojnë distancën me ndjekësit, por edhe kjo është në varësi të Kukësit.

Ndeshja tjetër e orës 13:45 është mes Kastriotit dhe Laçit. Këta të fundit vijnë pas dy fitoreve radhazi, mirëpo krutanët vijnë pas një disfate dhe karkojnë të reagojnë menjëherë.

Në 16:45, do të luhen edhe sfidat më interesante. Tirana udhëton për në Durrës, ku do të përballet me Teutën.

Skuadra bregdetare është kthyer në një “mace të zezë” për bardheblutë, pasi në katër duelet e mëparshme i kanë fituar të gjitha.  Megjithatë sot trajneri Nevil Dede dhe të besuarit e tij kërkojnë të kthejnë historinë, teksa nevojiten pikë të plota për të qenë pranë kreut.Nga ana tjetër, atmosfera te Teuta është pozitive pas dy fitoreve radhazi.

Ndërkohë, një tjetër sfidë emocionuese është dueli mes Partizanit dhe Kukësit. Të kuqtë kanë gjetur rrugën e fitoreve, ndërsa verilindorët e trajnerit Skënder Gega, pas disfatës me Kastriotin dhe barazimit të fundit me Tiranën, kërkojnë të rikthehen te fitorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco