Crodeiro largohet nga Partizani në janar, braziliani shumë pranë kalimit te rivalët e Tiranës

Crodeiro largohet nga Partizani në janar, braziliani shumë pranë kalimit te rivalët e Tiranës

09:20, 27/12/2020

William Crodeiro me shumë gjasa do të largohet nga Partizani në merkaton e janarit.

Media të ndryshme raportojnë se mesfushori brazilian ka patur një përplasje me trajnerin e Ilir Daja. Ky i fundit e ka akuzuar Crodeiron për mos impenjim në fushën e lojës.

Drejtuesit e klubit të kuq janë munduar të zgjidhin problemin, por nuk ia kanë dalë pasi palët nuk kanë bërë pas.

Menjëherë për Cordeiron u interesua Tirana e cila më parë i ka marrë Partizanit edhe yje të tjerë si Batha apo Torassa.

Duke u nisur nga ky fakt drejtuesit e klubit vendosën mos ta lënë të lirë lojtarin por së fundmi duket se janë dorëzuar pasi nuk mund ta mbajnë kot në skuadër për 6 muaj mesfushorin.

Kështu që palët kanë rënë dakord për prishjen e kontratës dhe tashmë Cordeiro mund të transferohet tek Tirana apo të shqyrtoj ofertat e tjera nga rajoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco