Nuk kursehet Lampard, kritikon dy lojtarët e tij pas humbjes ndaj Arsenal

Nuk kursehet Lampard, kritikon dy lojtarët e tij pas humbjes ndaj Arsenal

09:03, 27/12/2020

Trajneri i Chelsa-t Frank Lampard kritikoi ashpër dy futbollistët e tij Timo Werner dhe Mateo Kovacic për humbjen ndaj Arsenalit 3-1. Pas derbit të Londrës, tekniku anglez u tërhoqi vëmendjen dy futbollistëve për lojën jo të mirë në fushë.

 “Timo Werner – Sot Timo nuk po jepte mjaftueshëm me lojën me dhe pa top. Kemi kaluar lodhje, do të bisedojë me të. Por e ndjeva se duhet të bëja zëvendësime gjatë ndeshjes. Ky është një kampionat ndryshe.

Mateo Kovacic – Nuk ishte mjaftueshëm i mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte më mirë, por duhet të bëjë më mirë kështu. Nuk ka qenë i mirë në disa aspekte: sprint, presing, vrap, shpejtësi e pasimeve. Në të gjitha aspektet ishte gabim. Kishim një qasje letargjike në pjesën e parë. Nuk ka rëndësi se luan kundër Arsenalit apo kundër një ekipi tjetër”, u shpreh trajneri i Chelsea-t Frank Lampard

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco