VIDEO/ Gol për ‘kartolinë’ i Granit Xhakës në derbin e Londrës

VIDEO/ Gol për ‘kartolinë’ i Granit Xhakës në derbin e Londrës

19:36, 26/12/2020

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Londrës mes Arsenalit dhe Chelseat, e vlefshme për javën e 15-të të Premierligës angleze.

Arsenali udhëheq me rezultatin e pastër 2-0. Lacazzette zhbllokoi sfidën në minutën e 34-t nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Granit Xhaka nxori nga repertori i tij një perlë, ku me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, e dërgoi topin në trekëndësh.

Një gol për “kartolinë” ky i mesfushorit me origjinë shqiptare, të cilin mund ta shihni në videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco