FOTO/ Messi zbulon 2 trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar

FOTO/ Messi zbulon 2 trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar

18:48, 26/12/2020

Zbulohen detaje të reja të intervistës së Leo Messit me gazetarin Jordi Evole në “La Sexta”.

Argjentinasi ka treguar në këtë rast se kush janë trajnerët më të mirë që ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij. Ata janë Pep Guardiola dhe Luis Enrique.

“Pep ka diçka të veçantë, ai të bën t’i shohësh gjërat në mënyrë ndryshe. I përgatit ndeshjet, në aspektin mbrojtës, por si të sulmosh. Të tregonte saktësisht si duhej të sulmonim për të fituar. Unë isha i pafat, në thonjëza, sepse kisha punuar për shumë kohë me Guardiolën dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Puna e gjatë me ta më bëri të rritem shumë në futboll dhe në mençurinë taktike që ata më mësuan”, deklaroi Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco