Djarmati: Kemi biseduar me Llullakun, tre lojtarë e kanë mbyllur me Vllazninë

Djarmati: Kemi biseduar me Llullakun, tre lojtarë e kanë mbyllur me Vllazninë

12:18, 26/12/2020

Para sfidës që Vllaznia do të luajë me Skënderbeun, ka folur drejtori sportive i shkodranëve, Matko Djarmati, i cili është shprehur se nuk është e lehtë të fitosh ndaj ekipeve si korçarët. Gjithashtu më tej ai foli edhe për merkaton, teksa prekur edhe çështjen Da Silva.

 

Skënderbeu– Fatmirësisht nuk kemi probleme me dëmtimet dhe Covid-19, jemi gati për nesër. Çdo kundërshtar është shumë i vështirë. Skënderbeu nuk ka asgjë për humbur ndaj nesh nesër. Është e vështirë ndaj të tillë ekipesh. Do e marrim këtë ndeshje siç i kemi marrë të gjitha deri më tani. Do e analizojmë në çdo detaj ekipin e Skënderbeut dhe në fund do të shohim çfarë do bëjmë. Fitojrja nuk është 100% e sigurt, nëse ndodh kjo sporti nuk është më interesant. Kush gabon më pak nesër del nga fusha si fitues.

 

Merkato– Gjithmonë në merkaton e janarit është shumë e vështirë të gjesh lojtarë. Duhet një muaj të ambientohet dhe minimumi dy muaj të arrijë formën optimale. Pas tre muajsh ne ai lojtar nuk na bën punë sepse mbaron kampionati. Jemi përqendruar në tregun ballkanas.

 

Largim kemi Lekajn. I përfundonte kontrata këtë verë. Ai nuk ishte i kënaqur me minutat e deritanishme dhe ne nuk i krijuam pengesë sepse është djalë shumë i mirë, nuk ka krijuar asnjë problem. Sidorenkos i përfundon gjithashtu kontrata. Mandiagu ka probleme fizike dhe jemi në bisedime për mbyllje të kontratës dhe do provojmë të gjejmë zgjidhje më të mirë. Mandiangu është dëmtuar në stërvitje dhe për katër muaj nuk mund të rikuperohet.

Çështja “Da Silva”- Da Silva është lojtar me kontratë si profesionist dhe do i duhet të respektojë kontratën. Çdo lojtar i Vllaznisë është në treg. Nëse dikush sjell ofertën e duhur për Da Silvan je jemi të hapur për bisedime. Nuk i kemi kërkuar largimin atij. Në fillimisht do të firmosim kontratë me një spital për dëmtimet.

 

Llullaku dhe Balaj- Me Llullakun kemi biseduar dhe nëse vinte do na shtonte eksperiencën dhe do sillte stabilitet, por është ish-lojtar i kombëtares dhe kërkon një kosto financiare, që për momentin për Vllazninë është shumë. Balaj është shok me Alban Xhaferin, por unë mendoj se Balaj është shumë për ne. Nuk ka mundësi të vijë. Sukaj ka 1 vit e gjysmë që nuk luan futboll. Ka takuar trajnerin si tifoz i Vllaznisë, por nuk ka asgjë serioze.

 

Objektivi– Nëse Vllaznia nuk kap Kupat e Europës do ishte zhgënjim i madh dështim i gjithë stafit. Në fund do të shohim rezultatet. Shpresoj të shkojmë në rrugën e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco