Klubi i njohur kosovar interesohet për Kirian Nuabueze

Klubi i njohur kosovar interesohet për Kirian Nuabueze

09:52, 26/12/2020

Kirian Nuabueze mund të jetë largimi i parë “big” nga Laçi në merkaton e janarit. Prej tri ndeshjesh radhazi ai nuk aktivizohet, edhe pse në klubin kurbinas tregojnë se është i dëmtuar.

Megjithatë, mësohet se në lojë për kryegolashënuesin e sezonit të kaluar është futur klubi i Dritës së Gjilanit. Kampionët në fuqi të Kosovës e kanë pasur nigerianin pjesë të tyre dy sezone më parë, por nuk e mbajtën dhe më pas ai zgjodhi të vazhdonte karrierën te kurbinasit, ku dhe shkëlqeu.

Gjithsesi, Nuabueze është nën kontratë edhe për 6 muaj me Laçin dhe largimi i tij varet nga drejtuesit kurbinas, të cilët normalisht duan një dëmshpërblim të majmë për lënien të lirë të sulmuesit. Përveç tij, nga kurbinasit pritet të ikin në janar edhe disa lojtarë që kanë pasur pak hapësira, por ende nuk ka konfirmime. (panorama sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco