Barça nuk është e interesuar për Shkodran Mustafin

Barça nuk është e interesuar për Shkodran Mustafin

21:09, 25/12/2020

Të mërkurën, agjenti i Shkodran Mustafit, Emre Ozturk, i tha “Spox-it” se kishin filluar diskutimet me drejtuesit e Barcelonës për transferimin e futbollistit me origjinë shqiptare te skuadra katalanase.

Mirëpo këtë të premte, “Mundo Deportivo” raporton se ky informacion nuk është i vërtetë. Burime pranë klubit blaugran i kanë thënë gazetës spanjolle se ata nuk janë të interesuar për shërbimet e futbollistit të Arsenal.

Aktualisht, Barça po kalon një periudhë elektorale e cila ua bën të pamundur të marrin ndonjë vendim para ardhjes së presidentit të ri. Sipas MD , Barcelona ka si përparësi të nënshkruaj me futbollistin, Eric Garcia, të cilit i skadon kontrata me Manchester City-n në qershor të vitit të ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco