De Ligt: Nuk jam penduar që zgjodha Juventusin

De Ligt: Nuk jam penduar që zgjodha Juventusin

18:16, 25/12/2020

Vitin e kaluar, Matthijs de Ligt zgjodhi të nënshkruaj me Juventusin dhe jo me Barcelonën që bëri të pamundurën për ta patur të tyrin futbollistin holandez. Media të ndryshme në Spanjë apo Itali e lidhin de Ligt me një kalim te skuadra katalanase edhe sot. Mirëpo, ish-lojtari i Ajax ka dhënë një intervistë për “The Athletic” së fundmi, ku iu përgjigj thashethemeve:

"Është një sfidë e madhe për një mbrojtës që të provojë veten në Itali si një jo-italian. Personalisht, më pëlqejnë shumë sfidat dhe mendova se Seria A ishte zgjedhja më e mirë për mua," tha De Ligt.

Për momentin, për shembull, Barça nuk ka pse të trokasë në derë e Juventusit për të. "Unë kurrë nuk jam penduar për zgjedhjen time dhe jam shumë i lumtur".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco