Messi i dërgoi birra, Buffon i përgjigjet: Shpresoj të jenë të fundit

Messi i dërgoi birra, Buffon i përgjigjet: Shpresoj të jenë të fundit

17:18, 25/12/2020

Pak ditë më parë, Lionel Messi arriti të thyente rekordin e Peles duke shënuar më shumë gola për një ekip të vetëm.

Ylli argjentinasi javën e kaluar barazoi legjendën braziliane me  643 gola, ndërsa të martën mbrëma rrëmbeu vendin e parë me 644 gola me fanellën e Barcelonës. Por firma e njohur e birrave Budëeiser ka festuar golin e 644-të Lionel Messit në një mënyrë shumë të veçantë.

Image

Ai ju ka dërguar të gjithë portierëve që Messi ju ka shënuar nga një shishe birre të personalizuar, me secilën shishe numrin përkatës të golave që ata kanë marrë nga Messi në pjesën e përparme të etiketës.

Një ndër to ishte edhe, Gianluigi Buffon i cili mori dy shishe me numrat 514 dhe 515 ( 2 golat janë shënuar nga Lionel Messi në vitin 2017 në Ligën e Kampioneve). Në profilin e tij në rrjetet sociale, ish-kapiteni i ekipit kombëtar tregoi dhuratën, por me shaka tha se nuk dëshironte më dhurata të këtij lloji:

" 514 dhe 515 përfaqësojnë dy golat e shënuar nga Messi në karrierën e tij te Barcelona. Ende i mbaj mend këto dy gola sepse më bënë të vuaj shumë. Ata lejuan që Barcelona të na mundë 3-0 dhe për këtë arsye kalova një natë të keqe. Por nuk mund të mos njoh madhështinë e Lionel dhe Barcelona sidomos atë mbrëmje. Dëshira e vetme që kam është që koleksioni im të mbarojë këtu. Ok Lionel? Të lutem, jam duke shpresuar te t’i. Dy janë të mjaftueshme dhe dalin”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco