E dhimbshme! Talenti i madh i futbollit shqiptar i jep fund karrierës në moshën 24 vjeçare. Ja arsyeja

E dhimbshme! Talenti i madh i futbollit shqiptar i jep fund karrierës në moshën 24 vjeçare. Ja arsyeja

16:28, 25/12/2020

Ish-mesfushori i Kombëtares, U-17 dhe U-19, Lorik Aliu, i ka dhënë fund karrierës futbollistike në moshën 24-vjeçare, për shkak të dëmtimeve të shumta, të cilat ia bënë të pamundur realizimin e ëndrrës të madhe që ai kishte.

Image

Aliu, u cilësua si një nga talentet më të mëdhenj në Kosovë, madje shkoi edhe në provë të Borusia e Dortmundit së bashku me Gavazajn dhe Latifin, por për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, nuk arriti të linte gjurmë në karrierën e tij.

Image

Aliu u aktivizua me Prishtinën dhe Llapin, teksa numëron 3 paraqitje me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë në vitin 2012 si dhe 2 me Kombëtaren U-19 në vitin 2014.

Lajmi për tërheqjen përfundimtare nga futbolli është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shkroi:

Familjarë, shoqëri, dashamirë të futbollit!

Po shfrytëzoj këtë postim për t’ju dhënë një lajm jo të mirë për mua dhe të gjithë ata që më projektuan në majat e sportit më të bukur, FUTBOLLIT.

Image

Kam vendosur që përfundimisht t’i jap fund karrierës time si futbollist aktiv, për shkak të lëndimeve të shumta duke e cilësuar si vendimin më të drejtë.

Është tejet e vështirë që të vendos atletet në gozhdë, pasi që ëndrra më e madhe e jetës time u ndërpre e u shua shumë shpejt.

Image

Ëndrra për tu bërë futbollist profesionist i nivelit të lartë, do ngelet në sirtarin tim, si e parealizuar përjetësisht.

Dua që t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat afër nga dita e parë e deri sot, dhe bashkëndjetë me mua dhimbje, zhgënjime e triumfe, por fati deshi të përfundonte kështu.

Shihemi në sfida të reja!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco