Milani për titull kampion, gati 3 transfertat e bujshme të janarit

Milani për titull kampion, gati 3 transfertat e bujshme të janarit

12:53, 25/12/2020

Mbyllja e vitit në vendin e parë ka bërë që te Milani t’u hapet oreksi dhe të mendojnë jo vetëm për një vend në zonën Champions, por edhe për titullin kampion qw mungon prej 10 vitesh nw Milano.

Megjithatë drejtuesit e klubit kuqezi e kanë të qartë që për të synuar objektivin madhor, skuadra ka nevojë edhe për afrimin e 2-3 futbollistëve të tjerë cilësorë, pasi sezoni është ende i gjatë dhe me një numër të madh ndeshjesh për t’u luajtur.

Kështu në sulm ka nevojë urgjente për një alternativë për Zlatan Ibrahimovic, pasi 39 vitet mbi shpinë kanë filluar t’i peshojnë suedezit dhe gjendja fizike nuk premton shumë, ndaj Maldini e Massara po marrin në konsideratë dy alternativa.

I pari është sulmuesi serb Luka Joviç, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Realit dhe madrilenët janë gati ta japin në huazim për disa muaj.

Maldini mbetet mjaft i vëmendshëm ndaj tregut francez, pasi po ndjek edhe mesfushorin e Lille, Boubakary Soumare dhe mbrojtësin e Strasburgut Simakan. Për mbrojtësin Simakan Milani u interesua edhe në verë, por nuk ia doli ta sjellë në Itali. Aktualisht Strasburgu kërkon 20 milionë euro, por shpresa e Maldinit është të mund ta sjellë në Milano për rreth 15 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco