Mbappe i jep lamtumirën Thomas Tuchel, ja mesazhi i tij prekës...

Mbappe i jep lamtumirën Thomas Tuchel, ja mesazhi i tij prekës...

11:32, 25/12/2020

Paris Saint-Germain largoi nga detyra, Thomas Tuchel.

Ylli i kësaj skuadre, Kylian Mbappe ka falënderuar ish-trajnerin e tij, duke thënë se Tuchel ka shkruar histori me klubin dhe nuk do t’i harrojë momentet që kanë kaluar së bashku.

47-vjeçari ka fituar 6 trofe me klubin parisien dhe e ka udhëhequr PSG-në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk mjaftoj që ai të qëndrojë në stolin e “Parkut të Princave”.

Mbappe ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram me mbishkrimin “Fatkeqësisht është një rregull i futbollit”.

“Ju keni shkruar një histori të mrekullueshme në këtë klub dhe dua të ju falënderoj juve”, u shpreh francezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco