Messi e thotë emrin: Ky është një ndër portierët më të mirë në botë!

Messi e thotë emrin: Ky është një ndër portierët më të mirë në botë!

10:34, 25/12/2020

Lionel Messi ka vetëm fjalë të mira për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak.

Sa herë janë takuar së bashku, Leo ka vuajtur shumë për të gjetur rrjetën, e në krahun tjetër edhe Oblak ka vuajtur për t’i ndalur magjitë e 33-vjeçarit të Barcelonës.

Oblak është shndërruar në njëri prej më të mirëve falë pritjeve të mrekullueshme çdo ndeshje.

“Është mirë të përballemi me njëri-tjetrin”, tha 33-vjeçari për “Bud Football”. “Oblak është një nga portierët më të mirë në botë për momentin dhe është gjithmonë mirë të luftosh kundër më të mirëve”.

“Është një motiv shtesë për të qenë në gjendje, ose për t’u përpjekur, për të shënuar një gol, ndaj të cilit është shumë e vështirë, siç dëshmon ai në çdo ndeshje që luan. Është mirë të përballesh me të”, përfundoi Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco