Munishi reagon ashpër: Askush nuk e blen dot heshtjen apo fjalën time

Munishi reagon ashpër: Askush nuk e blen dot heshtjen apo fjalën time

22:50, 24/12/2020

Ditën e djeshme Ismet Munishi dhe Ballkani ndërprenë bashkëpunimin midis tyre. Në media të ndryshme u aludua shumë mbi arsyet që çuan në divorcin midis palëve. Mirëpo, këto aludime i ka hedhur poshtë ish-trajneri i ekipit nga Suhareka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se askush nuk do mundet dot të blejë heshtjen apo  fjalën e tij.

Gjithashtu, tekniku gjilanas deklaron se do jetë tifoz i Ballkanit deri në fundin e sezonit. Munishi la skuadrën në vendin e dytë me 38 pikë, 3 më pak se Drita kryesuese.

Postimi:

Unë jam Ismet Munishi. As fjalën time as heshtjen nuk mundë të blej askush ( siç pretendohet nga gazetaret dhe portalet e ndryshme , të cilët kurrë nuk do ta kuptojnë pse jam ndarë me Fc Ballkanin , në te vërtetë). Deri në fund te edicionit do të jem tifoz me Fc Ballkanin me Arsim Kabashin me Xhebrailat dhe futbollistët fantastik që punova me shume djerse me ta. Çdo tendence që flasin dhe shkruajnë ndryshe nga gazetarët, portalet dhe mjetet e informinit i cilësoi si: manipulim , devijim , sulm , tejet tendencioz kundër meje , klubit tim dhe Presidentit tim. Po them edhe një herë se deri ne fund të edicionit do të jem Analistë ne cilin TV nuk di sepse do të shohim projektet dhe do ti analizojmë ofertat. Do ta jap kontributin ndryshe…Kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco