Gjergji Kone bëhet drejtor teknik i AEK-ut

Gjergji Kone bëhet drejtor teknik i AEK-ut

21:13, 24/12/2020

Fillon një etapë e re për karrierën e Gjergji Kone, i njohur si Panajot në Greqi.

Tiranasi, i cili ndryshoi emrin dhe shtetësinë që në moshë të vogël për t’u bërë pjesë e helenëve, tashmë ka nisur një karrierë të re, atë të drejtorit teknik në një nga klubet më të mëdha në këtë shtet.

Kone, pas një karriere të suksesshme që e pa të luante dhe për shumë klube në Serinë A, vendosi të varte këpucët në gozhdë në muajin tetor, edhe pse vetëm 33-vjeçar.

Ish-futbollisti i përfaqësueses greke, mendonte se tashmë kishte ardhur momenti t’i jepte lamtumirën fushave të blerta sa i përket pjesë së lojës, por pa u shkëputur përfundimisht prej tyre.

E ardhmja e Kone është në drejtimin e klubeve dhe hapi i parë i tij është zyrtarizuar me emërimin si drejtori teknik i AEK të Athinës, aty ku nisi karrierën si profesionist kur ishte vetëm 18 vjeç.

Kone do të ketë për detyrë të ndihmojë klubin që të përgatitë pjesën e dytë të sezonit me trajnerin e ri, pasi pak ditë më parë u shkarkua nga detyra italiani Masimo Karrera, i cili mbante këtë post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco