Isco mund të vishet bardhezi në merkaton e janarit

Isco mund të vishet bardhezi në merkaton e janarit

20:40, 24/12/2020

Isco nuk është duke kaluar momente të mira te Real Madrid dhe zyrtarisht ka pranuar se nuk është i lumtur me minutat e ofruara nga Zinedine Zidane.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të njohura europiane të interesohen për shërbimet e futbollistit spanjoll. Një ndër to është edhe Juventus që po përgatitet të bëjë një ofertë në drejtim të Realit për kartonin e 28 vjeçarit.

Sipas raportimeve të “Daily Star”, Isco mund të bëhet lojtar i bardhezinjëve në merkaton e janarit. Media angleze bën të ditur se mesfushori dëshiron t’i bashkohet ish-shokut të tij Cristiano Ronaldo në Torino. Mbetet për t'u parë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco