Klubi italian konfirmon 37 raste pozitive me Koronavirus

Klubi italian konfirmon 37 raste pozitive me Koronavirus

20:06, 24/12/2020

Ankth tek klubi i Serisë C italiane, Carpi, i cili pas një komunikate ka deklaruar se kanë rezultuar 37 persona pozitiv me Koronavirus.

“Klubi i Carpit njofton se rezultati i tamponëve të cilit iu nënshtrua grupi i skuadrës, më 23 dhjetor 2020, zbuloi 3 pozitivitete të reja me COVID-19.

Klubi vazhdon dezinfektimin e mjediseve dhe izolimin e anëtarëve pozitivë dhe do të procedojë sipas protokollit. Numri i pozitivëve rritet në 37, duke konfirmuar praninë e një grupi COVID-19 brenda grupit të ekipit, siç është vërtetuar nga autoritetet shëndetësore”, shkruhet në komunikatën e klubit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco