Bllokohen në Kakavijë qindra emigrantë/ I’u premtua autobus nga Shqipëria

Bllokohen në Kakavijë qindra emigrantë/ I’u premtua autobus nga Shqipëria

19:16, 24/12/2020

Mesditës së sotme, qindra emigrantë shqiptarë janë bllokuar në Kakavijë.

Sipas burimeve, ata janë në pritje të ardhjes së autobusëve shqiptarë, pasi mësohet se emigrantët kanë paguar 70 euro dhe u është premtuar se deri në Kakavijë do t’i sillnin autobusët grekë.

Pas kalimit të kufirit ata do të hipnin në autobusët shqiptarë, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe po presin prej 4-5 orësh.

Disa prej tyre kane paguar taksi për të shkuar në shtëpitë e tyre, në vendlindje./ abcnews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco