Agjentët sportiv më të paguar për vitin 2020, 'Forbes' publikon listën

Agjentët sportiv më të paguar për vitin 2020, 'Forbes' publikon listën

18:57, 24/12/2020

2020 ishte një vit shumë i komplikuar për botën dhe kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit sigurisht që nuk e kurseu edhe botën e sportit. Përkundër kësaj, ka nga ata që arritën të fitojnë dhe jo pak.

Bëhet fjalë për menaxherët e sportistëve të cilët kanë dalë me fitime kolosale nga marrëveshjet që kanë lidhura gjatë këtij vitit. Revista e njohur “Forbes” ka përpiluar listën e atyre që kanë siguruar fitime koosale gjatë këtij viti dhe bie në sy se në vend të pare nuk është një personazh nga fubtolli.

Sipas revistës, menaxheri i njohur i bejzboll, Skot Boras, ka siguruar gjatë këtij vitit 161,1 milionë dollarë komisione për lëvizjet e lojtarëve që ka bërë, duke lënë pas çdo menaxher tjetër në botë. Vendi i dytë i shkon Xhonatan Barnet dhe kompanisë së tij, “ICM Stellar Sports” e cila ka siguruar komisione për 142,3 milionë dollarë. Vendi i tretë i shkon portugezit Zhorge Mendes, i cili ka siguruar gjatë këtij viti 104 milionë doillarë.

Në total, Forbes përllogarit se menaxherët kanë mbyllur kontrata për 33,8 miliardë dollarë gjatë vitit 2020, me komisionet e tyre që kanë arritur rreth 1,9 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco