I famshëm për golat nga goditja e dënimit, ish-portieri tani kandidon për president në vendin e tij

I famshëm për golat nga goditja e dënimit, ish-portieri tani kandidon për president në vendin e tij

18:36, 24/12/2020

Ish-portieri i famshëm, Jose Luis Chilavert përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmoi kandidaturën për President të Republikës së Paraguait.

“Chila President në  2023. Krenar që jam Paraguaian”, thuhej në postim.

Tre herë portieri më i mirë në botë, një vite më parë kishte shprehur dëshirën e tij për të zënë një pozicion të rëndësishëm në të ardhmen: "Në botën e futbollit, do të përfshihesha duke synuar të isha president i Conmebol ose të isha president i vendit tim në 2023," kishte thënë ai në një intervistë për EFE.

Chilavert ishte për vite me radhë portier dhe kapiten kombëtares Paraguaiane të futbollit, i njohur në të gjithë botën për golat e shënuar nga penalltia, por edhe nga gjuajtjet e lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco