Dinamo drejt Superligës, e mbyll vitin në krye të renditjes

Dinamo drejt Superligës, e mbyll vitin në krye të renditjes

17:59, 24/12/2020

Dinamo e mbyll vitin 2020 në vendin e parë të Grupit A të Kategorisë së Parë, madje tashmë e sheh veten +4 pikë nga vendi i dytë që ndahet nga Korabi dhe Burreli.

Blutë kryeqytetas fituan supersfidën e javës së 9-të ndaj Korabit me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve, 4 më shumë se Burreli që ngeci në një barazim 1-1 ndaj Orikut në transfertë, por edhe 4 më shumë se Korabi ndaj të cilëve fituan përballjen direkte.

Në kompleksin Internacional në Pezë Helmës, vendosi gjithçka një gol me penallti i brazilianit Da Silva në minutën e 54-t, ndërsa merita në këtë fitore të Dinamos ka edhe portieri Edvan Bakaj, i cili shpëtoi skuadrën e tij nga të paktën 2-3 gola të sigurt.

Një tjetër asist Dinamo e mori edhe nga Veleçiku që ndali në një barazim 1-1 Besëlidhjen me Pelinkun që iu përgjigj golit të Ruçit.

Nuk arriti të ruante avantazhin 0-1 me golin e Dedgjonajt në minutën 44-t, Burreli, që në transfertën e Orikut nuk mori më shumë se një pikë pasi për vendasit realizoi Caushaj në minutën e 55-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco