Covid-19 anulon Botërorin, FIFA del me komunikatë zyrtare

Covid-19 anulon Botërorin, FIFA del me komunikatë zyrtare

17:12, 24/12/2020

Lajme aspak të mira vijnë nga FIFA. Organi më i lartë i qeverisë së futbollit ka bërë me dije përmes një komunikate se ka vendosur të anulojë Kupat e Botës U20 dhe U17 që do të mbaheshin verën e ardhshme.

Pandemia Covid-19 është padyshim arsyeja e anulimit të dy kompeticioneve futbollistike për të rinj.

Në komunikatën zyrtare të FIFA-s lexohej: “FIFA ka marrë vendimin se edicioni i vitit 2021 i Botërorit të U-20 dhe U-17 që do të mbaheshin në Indonezi dhe Peru nuk do të zhvillohen për arsye të koronavirusit.”, përfundon komunikatën FIFA.

Këto dy shtete do t’a mirëpresin Botërorin në vitin 2023.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco