Jurgen Klopp shpjegon gjendjen e Salah te Liverpooli

Jurgen Klopp shpjegon gjendjen e Salah te Liverpooli

17:08, 24/12/2020

Në javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të Mohamed Salah nga Liverpooli, por Jurgen Klopp ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë.

Tekniku i “The Reds” thekson se egjiptiani është shumë i lumtur në “Anfield Road” dhe as që e mendon largimin.

Mohamed (Salah) është në një moment shumë të mirë, në një formë shumë të mirë. Kjo është më e rëndësishmja. Sot në stërvitje duhet ta kishit parë. Ishte duke qeshur gjithë kohën. Kështu, në brendësi gjithçka është në rregull, për të tjerat është këndshëm për të gjithë ju që shkruani për të”, u shpreh Klopp.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco