U shkarkua nga PSG-ja, trajneri Tuchel mund të marrë drejtimin e klubit anglez

U shkarkua nga PSG-ja, trajneri Tuchel mund të marrë drejtimin e klubit anglez

16:39, 24/12/2020

Tomas Tuchel nuk është më një trajner i PSG-së, ndonëse ende mungon një komunikim zyrtar nga klubi francez.

Gjermani nuk kishte marrëdhënie të mirë me drejtuesit e klubit dhe për këtë arsye është marrë vendimi për shkarkimin e tij.

Vendin e Tuchel pritet ta marrë një tjetër trajner i njohur, siç është Maurizio Pochetino, i cili prej një viti është papunë, nga koha kur u shkarkua nga Tottenhami.

Megjithatë duket se Tuchel nuk do të qëndrojë për shumë gjatë pushim.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Tuchel është favorit për të marrë drejtimin e Arsenalit.

“Topçinjtë” po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe për këtë arsye, Mikel Arteta është shumë afër shkarkimit.

Me shumë mundësi do të jetë trajneri gjerman zëvendësuesi i Artetës te londinezët, me shkarkimin që tashmë duket i pashmangshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco