Zidane flet i lumtur pas fitores në La Liga

Zidane flet i lumtur pas fitores në La Liga

12:10, 24/12/2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u shfaq i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Granadës në La Liga.

Tekniku francez u shfaq i çliruar dhe i lumtur që skuadra e tij ia doli të marrë 3 pikët të cilët e renditin Realin në vendin e parë me kuotën e njëjtë pikësh si Atletico e Madridit.

“Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar dhe shumë e vështirë, pasi kundërshtari kishte ardhur vetëm për të shtyrë topin dhe për të kaluar minutat. Pjesa e parë sidomos, ishte vërtetë e vështirë, por në të dytën u shfaqëm shumë më mirë dhe e merituam fitoren. Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të mi”, u shpreh Zidane.

“Ne kemi humbur dhe do të humbim edhe ndeshje të tjera, pasi kjo është e pashmangshme, por lojtarët i kanë përballuar me qetësi kritikat dhe kanë punuar me kokën ulur, për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, tha Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco