Përkeqësohet sëmundja/ Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty...

Përkeqësohet sëmundja/ Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty...

09:39, 24/12/2020

Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë prekëse, pas barazimit 1-1 të Napolit me Torinon, duke treguar më shumë rreth probleme shëndetësore më të cilat është duke u përballur së fundmi.

Trajneri i Napolit i kishte shmangur intervistat kohët e fundit për shkak po vuan nga një sëmundje e quajtur "Ocular Mayasthenia".

Kjo është një sëmundje autoimune e cila, përveç tjerash, i dobëson muskujt të cilët e kontrollojnë syrin dhe qepallën.

“Na mungonin shumë lojtarë, prandaj marrja e një pike sonte është e çmueshme për ne”, tha Gattuso.

“Më duhet ta pranoj se nuk kam qenë vetja në 12 ditët e fundit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre, veçanërisht fëmijëve, që shikohen në pasqyre dhe shohim diçka të çuditshme apo që nuk është në rregull: jeta është e bukur. Pranojeni të gjithën”, shtoi ai.

“Edhe futbollistët po vuajnë duke më parë kështu, e di këtë. Por unë jam gjallë. Vuaj nga myasthenia prej 10 vitesh, kjo është hera e tretë që është përkeqësuar kaq shumë, por do të kalojë dhe syri im do t’i kthehet normalitetit. Jo vetëm që duket keq, por më bën edhe të ndihem i rraskapitur.”

“Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra edhe më të këqija. E di se disa persona supozojnë se e kam vetëm edhe një muaj jetë, por ju siguroj se jam mirë. Kur të vdes përfundimisht, dua të shkoj aty ku jetoj, në fushën e futbollit”, përfundoi Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco