Apolonia gjen trajnerin e ri, 'ishi' i Kukësit ulet në pankinën e fierakëve

Apolonia gjen trajnerin e ri, 'ishi' i Kukësit ulet në pankinën e fierakëve

09:23, 24/12/2020

Menjëherë pas humbjes minimale 0-1 ndaj Vllaznisë, Apolonia ka gjetur edhe trajnerin e ri, që do të jetë pikërisht shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Artim Shaqiri. Ky i fundit ishte dje në tribunë ne stadiumit “Loni Papuçiu” për të ndjekur ndeshjen, ndërsa pas saj hodhi firmën mbi kontratë me drejtuesit e klubit fierak.

47-vjeçari nga Struga ka pasur një karrierë prestigjoze si futbollist, pasi ka arritur të veshë fanellën e skuadrave si Vardari, CSKA e Sofies, Qarabag, Shkëndija, WBA, Malatyaspor, etj., ndërsa në Shqipëri ka luajtur me Besën e Kavajës.

Si trajner Shaqiri e ka nisur karrierën te Shkëndija, ndërsa më pas ka drejtuar edhe Kukësin në kategorinë Superiore dhe Flamurtarin e Prishtinës në Superligën e Kosovës dhe nga sot do të drejtojë Apoloninë.

Skuadra fierake i nisi përgatitjet para-sezonale me trajnerin Artan Mërgjyshi, i cili ishte në stol edhe sezonin e kaluar dhe punoi shumë për të rikthyer Apoloninë në elitë, por një mosmarrëveshje me drejtuesit bëri që ai të largohej dhe në stol të vinte italiani Giovanni Colella.

Ky i fundit u shkarkua pas vetëm pak javësh dhe në vend të tij erdhi korçari Nikolin Çoçlli e së fundi skuadra u drejtua përkohësisht nga përgjegjësi i akademisë, Bledar Borova. Rezultatet e fierakëve në këto javë të para kanë qenë zhgënjyese, pasi skuadra ka grumbulluar vetëm 5 pikë dhe renditet në vendin e fundit./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco